Categories: MAQEDONI

Kovaçevski: Sipas Kushtetutës zgjedhjet i shpall kryetari i Kuvendit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite nga foltorja e Kuvendit theksoi se zgjedhjet në vend i shpall kryetari i Kuvendit sipas afateve të caktuara me ligj dhe mandat të funksionarëve të zgjedhur.

“Zgjedhjet në këtë shtet sipas ligjit dhe Kushtetutës i shpall kryetari i Kuvendit në afate të caktuara në bazë të ligjit dhe mandatit të funksionarëve të zgjedhur. Kur flasim për zgjedhje, ju duhet të kujtoheni në atë kohë se zgjedhjet u organizuan ashtu si rastisnin rrethanat politike të partisë suaj dhe për këtë kishim zgjedhje parlamentare gati çdo vit ose çdo dy vjet, ndërsa ndonjëherë ndodhte kur një palë zgjedhje përfundonin në një vit dhe pas disa muajve të kishte zgjedhje të tjera”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen për zgjedhjet nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.

Kryeministri theksoi se në Ministrinë e Drejtësisë ekziston grup i punës në të cilin marrin pjesë përfaqësues të partive politike përveç OBRM-PDUKM-së, ku po përgatiten ndryshimet e Kodit Zgjedhor në bazë të vërejtjeve të OSBE/ODIHR.

“Në Ministrinë e Drejtësisë ekziston grup i punës, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të partive politike, përveç OBRM-PDUKM. Për cilat shkaqe? Nuk e di. Kjo sipas gjitha gjasave është trashëgimi nga qasja të cilën partia juaj e kishte gjatë 11 viteve të përmendura kur ishin keqpërdorur edhe institucione, sistemi dhe ligjet dhe kur sipas vullnetit politik merreshin konkluzione, procese të cilat zbatoheshin. Aty bëhen ndryshimet në bazë të vërejtjeve të OSBE/ODIHR dhe shpresoj se do të dërgoni përfaqësues që të mund t’i shohin dhe t’i japin vërejtjet e tyre”, tha Kovaçevski.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago