Categories: MAQEDONI

Bekteshi: Masa e çmimeve të garantuara do të vazhdojë deri në fund të vitit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur sot se masat për çmimet e ngrira të produkteve ushqimore bazë do të zgjasë deri në fund të vitit. “Masa e “çmimit të garantuar” po zgjatet deri në fund të vitit, në vend të 30 nëntorit siç ishte planifikuar më parë”, tha Bekteshi.
“Pas konsultimeve me odën ekonomike të RMV-së por njëkohësisht edhe me tregtarët me pakicë dhe shumicë, ministria e ekonomisë sot i propozoi qeverisë, ku u miratuan edhe dy vendime shumë të rëndësishme, që të vazhdohet afati i masës për përcaktimin e çmimeve të produkteve bazë, në vend të 30 nëntorit të jetë deri në fund të vitit. Në këtë mënyrë konsiderojmë që të gjithë konsumatorët në RMV do të kenë mundësinë që të blejnë produkte më të lira deri në fund të vitit dhe paralelisht me këtë vendim pra edhe ligji për tregti pritet të pasojë ndryshime ku deri në fund të vitit me yll europian duhet të miratohet në kuvendin e RMV-së”, ka deklaruar Bekteshi.

Siç ka bërë të ditur Bekteshi, deri në fund të vitit pritet të miratohet Ligji për praktikat e padrejta tregtare i cili do të kontrollojë fitimin, pas së cilës çmimet e produkteve pritet të mbeten të ulura edhe kur të përfundojë afati i masës “çmim të garantuar”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago