Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur të mërkurën në shtetin Maine të SHBA-ve, ku një person i armatosur ka hapur zjarr në disa vende, duke vrarë 22 persona dhe duke plagosur 50 të tjerë. Sulmuesi, i identifikuar si Robert Card, 40 vjeç, ende nuk është kapur nga policia, e cila e ka cilësuar si të rrezikshëm. Motivi i sulmit nuk dihet ende.
Sipas mediave amerikane, të shtënat kanë filluar në një bar sportiv në qytetin Lewiston, ku Card ka vrarë dhe plagosur shumë persona. Më pas, ai ka vazhduar të shtinte në dy zona të tjera, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët. Policija e shtetit Maine ka bërë thirrje për qetësi dhe ka kërkuar që njerëzit të mbylleshin në shtëpi derisa situata të kontrollohej.
Spitali i qytetit Lewiston ka deklaruar se po reagonte ndaj një sulmi masiv me viktima të shumta dhe po koordinohej me spitalet e zonës për pranimin e pacientëve. Disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.
Presidenti Joe Biden është informuar për ngjarjen dhe do të vazhdojë të marrë përditësime nga organet e rendit. Guvernatorja e shtetit Maine, Janet Mills ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe ka premtuar se do të bëhet drejtësi për autorin e sulmit. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…