Categories: RAJON

Presidentja e Kosovës nderohet me “Çmimin për Qytetari Globale”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një nderim të veçantë nga një universitet prestigjioz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është nderuar me “Çmimin për Qytetari Globale” nga Universiteti Drake në Iowa, një çmim që njeh kontributin e personaliteteve botërore për paqen, demokracinë dhe zhvillimin.

Osmani shfrytëzoi këtë rast për të zhvilluar një bisedë kuptimplotë me profesorë dhe studentë të Universitetit Drake, ku foli për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë si dhe sfidat me të cilat po përballet vendi i saj. Ajo theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe aleatëve të tjerë për të siguruar stabilitet, prosperitet dhe integrim euroatlantik.

Osmani falënderoi universitetin për nderin që i është bërë dhe e vlerësoi bashkëpunimin në fushën e arsimit si kyç për avancimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s. Ajo shtoi se shpreson të vizitojë sërish Iowa-n në të ardhmen. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago