Categories: MAQEDONI

Bekteshi: Masa për ngrirjen e çmimeve jep rezultate të shkëlqyera

Masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve deri më 30 nëntor të këtij viti është një masë e shkëlqyer që jep rezultate dhe është e mbështetur nga ana e konsumatorëve, ndërsa të dhënat dhe analizat që i kemi për zbatimin e saj japin hapësirë për të vazhduar deri në fund të këtij vitit që të mos ketë shkelje të tregut në dhjetor kur ka më shumë konsum, vlerësoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Në ngjarjen e sotme do të kemi mundësi të diskutojmë në mënyrë të hapur dhe transparente për këtë me odat ekonomike dhe me palët e interesuara. Presim sugjerimet e tyre se si të përmirësohen masat dhe të jenë në drejtim të uljes së çmimeve. Sipas të dhënave momentale dhe analizave, masa me shumë gjasa do të vazhdojë deri në fund të vitit”, deklaroi Bekteshi para fillimit të SUMMIT-it të nëntë FMCG të organizuar nga revista InStore dhe Kliker Marketing.

I pyetur nëse masa mund të korrigjohet në pjesën e promocioneve dhe aksioneve siç kërkohet nga biznesmenët, Bekteshi tha se edhe tani mund të bëhen aksione dhe promocione.

Drejtori komercial i fabrikës për produkte me cilësi të ëmbëlsirave “Lion” Shën Nikollë, Nikica Pavloski, ka theksuar se me vendimin e qeverisë për ngrirjen e çmimeve, kompanitë kanë shënuar rënie të shitjeve prej 20 deri në 30 për qind, ndërsa si problem i cili shtesë e komplikon situatën e theksoi ndalesën për promovime dhe aksione së bashku me rritjen e TVSH-së për disa produkte.

Ai rekomandoi që promovimet dhe aksionet të vazhdojnë në vendin tonë dhe të gjendet një mekanizëm i përbashkët mes Qeverisë, prodhuesve dhe tregtarëve.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago