Categories: MAQEDONI

Zendeli: Gratë meritojnë më shumë përfaqësim në politik

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli Zendelin, në një intervistë për politiko.makdomen.net, ka folur për rolin dhe përfaqësimin e grave në politik, si dhe për punën e saj si sekretare për barazi gjinore në partinë e saj. Ajo ka thënë se është një proces i vazhdueshëm që të avancohet pozita e grave në institucionet shtetërore dhe Parlament. Ajo ka vleresuar se grupi parlamentar i BDI-së ka një numër shumë të mirë të deputeteve gra, mbi 40 për qind, por ka theksuar se duhet të punohet edhe për të vendosur gra në pozita të tjera. Ajo ka shtuar se gratë kanë potencial dhe meritojnë më shumë.

Zendelin ka deklaruar se mbështet punën për përmirsimin e rolit të grave në politik, si dhe për angazhimin e saj si sekretare për barazi gjinore në BDI. 

“Është një proces tek i cili nuk mundemi të vendosim shenjën e pikës të paktën deri sa do të jem unë sekretare për mundësi të barabarta. Vazhdimisht duhet që të tentojmë për të avancuar gratë në pozita të ndryshme. Ne në parlament jemi mirë, rreth 40 për qind i grupit pralamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim janë gra edhe në raport me numrin e përgjithshëm të deputetëve, jemi një numër shumë i mirë mbi 40 për qind do me thënë më shumë se ajo që e kërkon kodi zgjedhor. Megjithatë duhet të punojmë më shumë në drejtim të vendosjes së grave edhe në pozita të tjera.

Është e vërtetë se proceset nuk mbarojnë kurrë dhe nevoja për reformim nuk mbaron kurrë, jo vetëm në vendet me demokraci në zhvillim por edhe në vendet më të zhvilluara dhe prandaj jemi këtu që të vazhdojmë me këto procese dhe në të ardhmen përfaqësimi i gruas në politikë të jetë në istanca edhe më të larta, sepse gratë vërtet meritojnë më shumë dhe ato kanë më shumë potencial më shum se sa që mendohet”, tha Zendeli. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago