Categories: MAQEDONI

Ageler: Gjyqësori nuk guxon të jetë nën presion

Gjyqësori nuk guxon të jetë nën presion të politikës dhe nuk duhet të lejojë përzierje të autoriteteve tjera në marrjen e vendimeve gjyqësore, të cilat duhet të bazohen në ligjet, është theksuar në takimin e sotëm mes kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi dhe ambasadores së SHBA-së, Angela Ageler, në të cilën morën pjesë edhe gjyqtarë tjerë nga organi më i lartë gjyqësor.

“Nevojitet të respektohet parimi kushtetues i ndarjes së pushtetit, ndërsa gjyqtarët të lirohen nga çfarëdo ndikimi. Roli thelbësor për pavarësinë e gjyqësorit ka edhe transparenca si një nga faktorët më të rëndësishëm për perceptimin dhe besimin publik. Me rëndësi thelbësore është edhe zbatimi konsekuent i standardeve evropiane dhe respektimi i vlerave jurudike”, theksuan bashkëbiseduesit

Në këtë drejtim, në takim është theksuar se pavarësia e gjyqësorit është garancia më e fuqishme për sundimin e drejtësisë dhe se intergriteti i gjykatësve paraqet faktor kyç për realizimin e parimeve të gjyqësorit të pavarur.

“Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler theksoi se nevojitet të jepet mbështetje e fuqishme për angazhimet e këtilla për gjyqësorin e pavarir dhe transparent dhe se aktivitetet e Gjykatës Supreme në këtë drejtim japin konribut kyç në procesin reformues”, njoftojnë nga Gjykata Supreme.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago