Categories: SPORT

Zbulohet se sa do të dënohet Tonali për skandalin e basteve!

Sandro Tonali ka luajtur ndeshjen e fundit në fundjavë me fanellën e Newcastle para një dënimi të rëndë që pritet ta marrë. Mesfushori italian është përfshirë në një skandal të basteve ku ka pranuar fajësinë dhe ka bashkëpunuar me Federatën Italiane të Futbollit dhe Prokurorinë e Sportit.

Tonali ka pranuar fajësinë ku ka zbuluar se ka luajtur edhe ndeshjet e ish-skuadrës së tij Milanit, megjithatë pranimi i fajësisë dhe bashkëpunimi me organet kompetente është marrë parasysh për t’ia ulur dënimin.

Për statusin zyrtar është i nevojshëm edhe miratimi i presidentit të FIGC-së, Gabriele Gravina, dhe i Prokurorisë së Përgjithshme për Sportin. Procesi i ndjekur është praktikisht i njëjtë me atë të Nikolo Faxhiolit të Juventusit, edhe nëse ish-lojtari i Milanit do të përballet me një dënim më të rëndë, duke pasur parasysh bastet që përfshijnë edhe ish-skuadrën e tij.

Marrëveshja e pranimit të fajësisë duhet të përgjysmojë automatikisht skualifikimin e parashikuar nga ligji, por duke pasur parasysh vetë raportimin dhe qëndrimin bashkëpunues të lojtarit përpara referimit, sanksioni mund të reduktohet më tej. Sipas asaj që kanë raportuar mediat e ndryshme në Itali, Tonali pritet të dënohet me 12 muaj mos lojë, derisa përfaqësuesit e tij po synojnë ta reduktojnë dënimin në tetë ose 10 muaj.

Gjithsesi dy ditët e ardhshme janë vendimtare ku do të merret vendimi për dënimin e mesfushorit italian

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago