Një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe kujtesës është kolina, ose ndryshe B4, e cila gjendet në vezë, mishi dhe bulmeti.
Kjo vitaminë ndihmon në funksionimin e mirë të sistemit nervor, humorit dhe lëvizjes së muskujve. Por, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e saj për shkak të një diete jo të balancuar.
Sipas mjekëve, doza e duhur ditore e kolinës është 550 mg për burrat dhe 425 mg për gratë, ndërsa për gratë shtatzëna është 550 mg.
Konsumimi i kolinës nëpërmjet ushqimeve nuk është i vështirë, pasi një vezë përmban 113 mg kolinë. Por, nuk duhet të teproni me vezët, pasi mund të shkaktojnë probleme me kolesterolin. Përveç vezëve, mund të merrni kolinë edhe nga mishi i pulave, gjedhit apo viçit, si dhe nga djathi, qumështi dhe jogurti.
Kjo vitaminë ju ndihmon të parandaloni plakjen e trurit dhe sëmundjet neurodegenerative si Alzhaimer dhe Dementia. Prandaj, mos harroni ta përfshini kolinën në dietën tuaj për një tru më të fortë dhe një kujtesë më të mirë. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…