Categories: MAQEDONI

Pas takimit me Putinin në Kinë, Orban takon Mickoskin!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot së bashku me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski në Budapest ka realizuar takim me kryetarin e partisë FIDESH dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Siç kumtojnë nga VMRO-DPMNE, në takim janë konstatuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet dy partive dhe është biseduar për realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë.

Por, Orban para se të takohej me liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në Kinë është takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas gazetës shtetërore ruse “TASS”, Orban i tha Putinit se, “Hungaria nuk ka kërkuar kurrë të përballet me Rusinë”.
“Përkundrazi, e kundërta është e vërtetë: Hungaria gjithmonë ka ndjekur synimin për të ndërtuar dhe zgjeruar komunikimin më të mirë”.
Nga ana e tij, Putin tha se “është shumë e rëndësishme që të kemi një shans për të shkëmbyer pikëpamje jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për situatën në botë dhe në Evropë”.

Por, çfarë porosie mori Mickoski nga Orban? Athua i ka komunikuar porosinë që të kundërshtojë edhe më tej ndryshimet kushtetuese dhe me këtë edhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian?!

Takimet e tilla sipas njohësve të rrethanave politike në vend, janë sinjal se forca të caktuara politike në vend janë të orientuara në anën e kundërt të përcaktimit strategjik shtetëror që është integrimi në BE. (Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago