Në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se është burimi i financimit dhe mbështetjes së dy organizatave terroriste që kryen sulmin e 24 shtatorit kundër Policisë së Kosovës.
Osmani tha se Serbia ka tentuar t’ia ndërrojë vendin agresorit me atë të viktimës, por faktet dhe dëshmitë tregojnë se këto grupe terroriste janë financuar, trajnuar, armatosur dhe strehuar nga Serbia. Ajo shtoi se qëllimi i Serbisë ishte destabilizimi i rajonit dhe aneksimi i veriut të Kosovës në stilin e Krimesë.
Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e sovranitetit, sundimit të ligjit, demokracisë dhe marrëdhënieve pozitive fqinjësore. Ajo falënderoi aleatët dhe partnerët e Kosovës për mbështetjen e tyre në kohë krize. (politiko.makdomen.net).
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…