Categories: MAQEDONI

Kumanovë/ Kushte të mira për kyçje në rrjetin e gazit

Kumanova është një ndër qytetet kryesore në vend në ngritjen e infrastrukturës së gazifikimit në pjesë të ndryshme të qytetit. Tashmë pjesa më e madhe e institucioneve komunale dhe shtetërore ngrohen me gaz natyrorë.

Ndërkaq viteve të fundit dukshëm është shtuar interesimi edhe tek personat fizik në rrjetin e gazifikimit, sidomos pas vendimit për subvencionim si nga Qeveria poashtu edhe nga vet administrata lokale, andaj nga Ndërmarrja Publike “KUMANOVAGAS” u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët janë të interesuar që të kyçen në rrjetin e gazifikimit kanë afat kohorë deri më 31 tetor të këtij viti, të aplikojnë për subvencionimin që jepet nga Ministria e Ekonomisë dhe Komuna e Kumanovës.

“Qytetarët e interesuar për instalimin e rrjetit të gazifikimit, po e shfrytëzojnë masën e subvencionimit. Momentalisht kemi rreth 30 kycje të reja, presim gjithashtu edhe këto ditë deri më 31 tetor sa ka mbetur afati për aplikim për subvencionim nga ana e Qeverisë dhe komunës, që numri i aplikuesve të shkojë deri në 90 apo 100, pasi presim diku edhe mbi 60 kyçje të reja në lokacione ku kemi kryer punët ndërtimore të rrjetit për kyçje. Duke parasysh faktin e subvencionimit nga ana e Komunës dhe e Qeverisë çdo amvisërie i mbetet të parcipojë vetëm me 9.000 denarë. Andaj u bëjë apel qytetarëve që ë mos e lëshojnë këtë rast tejet të volitshëm për tu kyçur në rrjetnj e gazifikimit.”, theksoi Drejtori i NP “Kumanova Gaz”, Marko Mitrovski.

Qytetarët janë të kënaqur me masën e subvencionimit për kyçjen e gazsjellësit, që nga komuna arrinë 15 mijë denarë, kurse nga Ministria e Ekonomisë mund të arrijë deri në 25 mijë denarë, por jo më shumë se 70% e shpenzimeve të përgjithëshme.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago