Categories: SPORT

Derrick Wilson, MVP i javës së pestë në basketbollin kosovar

Java e pestë në Superligë solli edhe derbin mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, që përfundoi në të mirë të prishtinasve. Prizrenasit luftuan deri në fund, por nuk arritën përmbysjen.

Më i miri te kryeqytetasit ishte Derrick Wilson me 17 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, duke u shpallur MVP i kësaj jave, që është hera e parë për në këtë edicion. Në anën tjetër bindshëm më i miri te prizrenasit ishte qendra Erik Copes, që kishte dyshifror të jashtëzakonshëm me 25 pikë e 17 kërcime, ndërsa shtoi edhe dy asistime.

Trepça vazhdoi me fitore, duke mundur Proton Cable Prizrenin si mysafire, ku më i miri te mitrovicasit ishte Drilon Hajrizi me 28 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.

Peja ndërkohë ka regjistruar fitoren e pestë në pesë ndeshje radhazi, kësaj radhe duke mundur Istogun, derisa më i dalluari ishte Beck Terwell me 26 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.

Vëllaznimi regjistroi fitoren e parë në këtë edicion, duke rikthyer rezultatin ndaj Golden Eagle Yllit. Jordan Dallas me 13 pikë e 13 kërcime dhe një asistim ishte më i miri te kuqezinjtë.

Top 5

Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 17 pikë, 6 kërcime, 6 asistime, 26 indeksi

Erik Copes (Bashkimi) 25 pikë, 17 kërcime, 2 asistime, 39 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 28 pikë, 5 kërcime, 8 asistime, 35 indeksi

Beck Terwell (Peja) 26 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi

Jordan Dallas (Vëllaznimi) 13 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago