Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka dërguar mesazh urimi me rastin e 23 Tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase.
“Kjo ditë është përmendore e idesë revolucionare e cila ka çuar nëpër beteja në të cilat shumë prej tyre e kanë dhuruar më të shtrenjtën, jetën. Sepse kanë ditur se revolucioni është udhëkryqi ndërmjet ardhmërisë dhe të kaluarës. Ato besonin në shtet të lirë, të pavarur, të bashkuar dhe të përparuar në të cilin secili do e ndërtojë ardhmërinë e vet dhe ardhmërinë e brezave të vet të ri me krenari dhe dinjitet. Për këtë është duhur dhe akoma duhet sakrificë, besim dhe vizion që të gëzohen frutat e betejave ndër histori. Kujtimi për betejat e vjetra të cilat na kanë sjellë deri këtu ku gjendemi tani, le të jetë përkujtues dhe mësuesi ynë për betejat e reja të përditshme të cilat i bëjmë në jetë bashkë dhe në unitet si qytetarë të një shteti bashkëkohor, demokratik, të avancuar dhe të sigurt të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të dashur qytetarë, Ju uroj një ditë të bukur festive, të kaluar në rrethin e njerëzve të afërm dhe të dashur. Urime 23 Tetori!“, ka thënë Xhaferi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…