Ministri i Jashtëm i Iranit ka shprehur solidaritetin me Hamasin në një telefonatë me liderin e tij, në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis Izraelit dhe grupit militant palestinez. Hossein Amir-Abdollahian tha se Irani do të qëndrojë pranë popullit palestinez dhe “të drejtave të tij legjitime” për t’i rezistuar agresionit izraelit, sipas një deklarate nga Hamasi. Gjithashtu irani ka treguar mështetje në mënyrat për të ndaluar sulmet ajrore izraelite në Gaza, të cilat kanë vrarë të paktën 200 njerëz, përfshirë 59 fëmijë, që nga java e kaluar.
SHBA, aleati kryesor i Izraelit, e ka akuzuar Iranin se është “gjërësisht bashkëpunëtor” në sulmet e Hamasit, por nuk ka dhënë asnjë provë të drejtpërdrejtë për përfshirjen e tij. SHBA ka bllokuar gjithashtu disa përpjekje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të lëshuar një deklaratë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se kjo nuk do të ndihmonte për të de-përshkallëzuar situatën. SHBA-ja ka thënë se po punon në mënyrë diplomatike në prapaskenë për t’i dhënë fund dhunës, por ka përsëritur mbështetjen e saj për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…