Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas takimit me pësëshen evro-amerikane ditën e djeshme, pra me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Vuçiq deklaroi se “qëllimi i tyre i vetëm është të sigurojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
“Banjska ishte taktikisht e tmerrshme për ne, solli shumë javë dhe muaj me pasoja, por në kuptimin strategjik, qëllimi i tyre i vetëm është njohja e Kosovës së pavarur. Qoftë arsyeja Banjska apo diçka tjetër, ajo politikë e marrëdhënieve ndaj Serbisë në të cilën Prishtina gjithmonë ka përparësi”, tha Vuçiq.
Vuçiç ka theksuar se do të vazhdojë rritja e standardeve, por edhe mbrojtja e interesave kombëtare.
“Unë nuk do të flas për presionet, ata kanë politikën e tyre. Vizioni i tyre është krejtësisht i kundërt me tonin, nuk ka filozofi të madhe në këtë. Kur pyesni për normat ligjore, ata e konsiderojnë Kosovën si një shtet të pavarur, në bazë të vendimit të tyre. Kush interesohet për aktet juridike ndërkombëtare”, tha presidenti.
Ai shtoi se të enjten dhe të premten do të shkojë në Bruksel dhe do të përballen me të gjitha pengesat që i vijnë përpara Serbisë. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…