Categories: MAQEDONI

Ndryshimet kushtetuese, Jashari: Mund të miratohen, ka ende gjasa

dryshimet kushtetuese duhet të bëhen në mënyrë që të hapen bisedimet me Bashkimin Evropian dhe të bëhet e qartë se kjo ndërhyrje nuk e ndryshon rrënjën e aktit më të lartë juridik, por se më tepër është një çështje teknike- admintrative, thotë për TVM2, profesori universitar, Hasan Jashari.

Është optimist për ndonjë dakordim mes partive politike që mund të rezultojë nga ndonjë marrëveshje eventuale, e që ndërlidhet me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kam shpresa se kjo gjë do të ndodhë shpejt. Pasi zgjedhjet janë afruar mendoj se kjo punë do të jetë e lidhur ngushtë me zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. Kjo punë duhet të bëhet. Nuk është punë e ndryshimit substancial të kushtetutës, por është më tepër punë protokollare, punë teknike. Kur kemi, 5, 6, 7 kombe të përmendura në kushtetutë, nuk prish punë të shtohen edhe 5, 6 të tjera. Kjo më tepër është punë inati ballkanik dhe interesat partiake i vendojnë para interesit publik, shtetëror të perspektivave qytetare.” – tha profesori universitar, Hasan Jashari.

Po që se nuk miratohen ndryshimet kushtetuese sipas kalendarit të caktuar mes institucioneve të BE-së dhe qeverisë sonë, Jashari potencon se pasojat do të vijnë, si në aspekt të brendshëm, ashtu edhe në imazhin e vendit në skenën e jashtme.

Nuk e përjashton edhe mundësinë e ndarjes së vendit nga pakoja me Shqipërinë.

“Po që se ndodh kjo situatë dhe nuk bëhen 80 deputetë, pra partitë politike nuk gjejnë gjuhë të përbashkët, kjo do të ketë reperkusione të caktuara dhe afatgjate për Maqedoninë, duke u nisur nga ajo se Maqedonia do të ndahet nga pakoja me Shqipërinë, sepse disa herë kanë qenë bashkë dhe është dëmtuar ndonjëherë Shqipëria. Maqedonia e Veriut do të ngel të themi ashtu një vend i izoluar, pa zhvillimin, pa ecjen përpara të perspektivave qytetare. Gjithsesi kredibilteti i saj në BE, te fqinjët do të dobësohet dhe do të ngelë në pako me Bosnjë- Hercegovinën dhe me Kosovën të cilët më vonë i kanë filluar me bisedat, me Paktin e Stabilizm Asocimit me BE-në” – deklaroi profesori universitar, Hasan Jashari..

Mundësinë e shkëputjes së vendit nga blloku me Shqipërinë, nuk e mohon as kryesia e vendit, presidenti, kryeministri dhe faktorët tjerë politik.

Kjo është paralajmëruar më herët edhe nga zyrtarët e BE-së dhe figurat e rëndësishme politike ndërkombëtare, por kjo ende nuk e ka bindur opozitën maqedonase që të mbështes ndryshimet kushtetuese.(TVM2)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago