Një deklaratë e përbashkët e SHBA-së dhe BE-së, e miratuar në një samit të mbajtur më 20 tetor në Uashington, ka bërë thirrje për zbatimin “të shpejtë dhe të pakushtëzuar” të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar që të dy vendet të rifillojnë dialogun e ndërprerë.
Samiti kishte të ftuar presidentin amerikan, Joe Biden dhe si përfaqësues të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Deklarata ka rikonfirmuar angazhimin e dy palëve për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit, duke u bërë thirrje partnerëve të vazhdojnë reformat e nevojshme për të avancuar në rrugën e integrimit evropian.
Në një pjesë të veçantë të deklaratës është trajtuar edhe çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar nevojën që dy vendet të ulin tensionet dhe të zbatojnë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, e cila parasheh njohjen reciproke të dokumenteve shtetërore dhe simbolet, duke përfshirë pasaportat, diplomat dhe targat.
Deklarata u bë një ditë para se pesë diplomatë të lartë perëndimorë të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë me qëllim të ringjalljes së dialogut mes dy vendeve. Vizitat janë organizuar nga Bashkimi Evropian, i cili ka emëruar Miroslav Lajçakun si të dërguarin e tij për dialogun Kosovë-Serbi. Ai do të shoqërohet nga Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Emanuel Bonne nga Franca, Jens Plotner nga Gjermania dhe Francesco Talo nga Italia.
Diplomatët perëndimorë kanë theksuar se zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel është kusht i domosdoshëm për afrimin e dy vendeve me BE-në. Kosova dhe Serbia kanë qenë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011 përmes BE-së, por shumë prej marrëveshjeve ende nuk janë zbatuar. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…