Categories: MAQEDONI

Besimi: Qytetarët tashmë mund të investojnë në fletobligacionin e dytë

Ministria e Financave emetoi emetimin e dytë të fletobligacioneve të qytetarëve me interes prej 5 për qind në nivel vjetor dhe qytetarët tashmë mund të investojnë nëpërmjet parashtrimit të kërkesës për pjesëmarrje në ankand. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në emisionin Tema e ditës në TV Sitel.

“Fletobligacioni i qytetarëve është instrument që u ofron qytetarëve mundësinë e ruajtjes së vlerës së parave të tyre, veçanërisht në kushtet e inflacionit të lartë dhe është pjesë e politikave të Qeverisë për t’u përballur me krizën e çmimeve. Qytetarët janë shumë të interesuar për këtë instrument. Në emetimin e parë u publikua prospekti prej 10 milionë eurove, me ç’rast u emetua vlera prej 23 milionë eurove nga 1300 qytetarë. Qytetarët tregojnë interes më të madh tani, sepse tashmë janë njohur me përfitimet që ofron ky instrument financiar. Poashtu, ka ndikuar edhe në rritjen e interesit për depozita në banka dhe ka ndikim pozitiv edhe në ekonomi”, nënvizoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Prospekti për emetimin e dytë të fletobligacionit të qytetarëve u publikua më 18 tetor dhe qytetarët kanë mundësi që përmes bankave afariste të parashtrojnë kërkesë për pjesëmarrje në ankandin që do të mbahet më 7 nëntor.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago