Categories: MAQEDONI

Bekteshi: Nuk do të lejojmë monopole në sektorin energjetik!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një intervistë për portalin politiko.makdomen.net, ka folur për çështjen e demonopolizimit të tregut të derivateve, e cila ka shkaktuar kritika nga qarqe të caktuara. Ai ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ka krijuar monopole të ndryshme që nga vitet e 30-ta, dhe se një prej tyre është sektori energjetik, i cili përfshin edhe importin dhe shitjen e derivateve. Ai ka bërë me dije edhe se është bërë diversifikimi i burimeve nga ku furnizohet Maqedonia e Veriut me energji, duke përfshirë edhe portin e Durrësit si një alternativë për importin e derivateve.

“Kjo ka ndodhur për shkak se Maqedonia që nga vitet e 30-ta ka krijuar monopole të ndryshme, dhe një nga ata është me siguri edhe sektori energjetik duke përfshirë këtu edhe importin e derivateve, por edhe me pakicë të derivateve, dhe nuk është i vetmi sektor ku ka pasur një lloj monopoli dhe për shkak se pretendimet kryesore të qytetarëve edhe neve si qeveri, me mbi 80 për qind të qytetarëve pretendojnë që të anëtarësohemi në BE. Ne kemi vendosur themelet dhe parimet të cilat realizohen në BE dhe ajo është që të mos ketë monopole dhe në veçanti në sektorë të cilat mund të ndikojnë edhe në sigurimin e shtetit dhe ai është sektori energjetik, dhe këtu nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë në Maqedoni. Më veç është bërë verifikimi i burimeve nga ku furnizohet Maqedonia e Veriut. Çdo i ri do të ketë mundësi që me vizionin e tij të mundet të konkurrojë me ato kompani të cilat dalin nga koha e tranzicionit dhe Maqedonia e Veriut shpresojmë se për një kohë të shkurtër do të anëtarësohet në BE, ku monopole të tilla nuk lejohen”, ka thënë Bekteshi. (Poltiko.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago