Categories: RAJON

BE-ja konfirmon: Kosovarët do të udhëtojnë pa viza në Europë nga 1 janari 2024

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se nuk ka asnjë pezullim apo ndryshim të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në një komunikim me KALLXO.com, Zyra e BE-së ka thënë se regjimi pa viza do të fillojë të zbatohet më 1 janar 2024, siç ishte parashikuar.

“Liberalizimi i vizave për mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Ai do t’u lejojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë si turistë në BE pa viza për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore”, ka deklaruar Ioanna Lachana, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Zyra e BE-së ka nisur gjithashtu një fushatë informuese me titullin “Explore Europe” për të njoftuar publikun kosovar për përfitimet, përgjegjësitë dhe kufizimet e regjimit pa viza. Stafi i BE-së në Kosovë po zhvillon aktivitete në disa qytete të Kosovës, si pjesë e fushatës së qeverisë për liberalizimin e vizave.

“Ky është një moment i rëndësishëm historik në marrëdhëniet BE-Kosovë dhe një hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt BE-së. BE-ja në Kosovë ka nisur fushatën “Eksploro Evropën” për të shpjeguar përfitimet që sjell liberalizimi i vizave, por edhe përgjegjësitë dhe kufizimet. Stafi i BE-së në Kosovë gjithashtu merr pjesë në aktivitete informuese në disa qytete të Kosovës si pjesë e fushatave të qeverisë për liberalizimin e vizave,” shtoi Lachana.

Çështja e vizave për Kosovën është bërë shkak i polemikave këtë javë pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, të martën në Tiranë. Macron tha se procesi i vizave për Kosovën është pezulluar nga Franca. Por kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga institucionet e BE-së, të cilat thanë se asnjë vend anëtar nuk ka kërkuar apo ndërmarrë iniciativë për pezullimin e regjimit pa viza për Kosovën.

Vendimi për liberalizimin e vizave është miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian më 19 prill 2023 dhe është nënshkruar nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Vendimi është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së më 25 prill 2023 dhe hyri në fuqi më 15 maj 2023. Sipas këtij vendimi, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago