Categories: SPORT

Senatorja Boyer: Benzemas t’i hiqet pasaporta franceze dhe “Topi i artë”

Gjatë ditës së mërkure ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin, e ka tronditur opinionin me deklaratën për futbollistin e njohur Karim Benzema.

Darmanin tha se Benzema se ka lidhje me grupin terrorist “Vëllazëria myslimane”. E disa orë më pas ka reaguar edhe senatorja nga Partia Republikane, Valerie Boyer.

Ajo kërkoi që ndaj Benzemas të merren masa. Boyer tha se atij duhet t’i merret shtetësia dhe “Topi i artë”, i fituar vitin e kaluar. “Është urgjente të veprohet kundër atyre që kërcënojnë vazhdimisht vendin tonë”, tha ajo.

Reagimi i dy politikanëve francez vjen pasi fituesi i “Topit të artë”, kishte reaguar ndaj bombardimit të spitalit në Gaza, ku raportohet se vdiqën mbi 400 persona, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago