Categories: MAQEDONI

Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin, deklaratat e Mickoskit joserioze!

Juristi, ish-kryetari i Komunës së Zhelinës dhe njohës i mirë i çështjeve politike në vend, Qenan Aliu për “Poltiko.mk” thotë se deklaratat e opozitarit Hristijan Mickoski nuk duhet të merren si serioze sa i përket aktualitetit politik në vend, ndërsa ndryshimet kushtetuese, sipas tij, do të ndodhin në nëntor, ose pak më vonë.

“Mbajtja e zgjedhjeve të dyfishta realisht është edhe racionale mbi të gjitha në aspektin financiar. Madje pragu i lartë për zgjedhjen e Presidentit shton edhe dilemën tjetër për përsëritje të zgjedhjeve nëse nuk arrihet pragu i përcaktuar me Kushtetutë. Ndërsa sa i përket deklaratave të Mickoskit nëse votohen ndryshimet kushtetuese qoftë edhe nga një deputet i partisë së tij – ai do të largohej nga politika, janë prononcime që fare s’duhet kuptuar si serioze kur ato jepen nga politikan të profilit ballkanik”, tha Aliu për Politiko.makdomen.net

Ai thotë se nëse ndryshimet nuk ndodhin në nëntor apo dhjetor ato do të ndodhin pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pa asnjë dilemë.

“Do të shohim pa dyshim skena politike në vend do të pësoj një detronizim politik”, nënvizoi Aliu. (Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago