Categories: MAQEDONI

Kovaçevski: Në këtë moment nuk flasim për përputhjen e datave për zgjedhje, por për termin të rregullt

Ne në këtë moment nuk flasim për përputhjen e datave, as për data konkrete, por flasim për mbajtjen e zgjedhjeve në terminin e rregullt, për çka më në fund të gjitha partitë politike u pajtuan se do të jenë në terminin e rregullt, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për datë të pranueshme për zgjedhje, gjatë vizitës së sotme në fabrikën për produkte të mishit, “Mis Globus” në Shkup.

Ai shtoi se gjatë parashtrimit të ekspozesë si mandatar, tha se zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, në fillim presidenciale, e pastaj edhe zgjedhjet parlamentare.

“Datat konkrete varen nga zgjidhjet ligjore në sa ditë para skadimit të mandatit organizohen edhe zgjedhjet parlamentare edhe presidenciale dhe normalisht data konkrete çdoherë varet nga ajo se çka do të dakordohet dhe çka do të votohet më vonë dhe propozohet para së gjithash nga ana e kryetarit të Kuvendit. Ashtu që, ne kemi vendosur praksë, demokraci të vendosur parlamentare, ku kjo llogaritet për çështje, që janë, do të thosha, të natyrës teknike lidhur me organizimin e zgjedhjeve”, deklaroi kryeministri.

Rreth pjesëmarrjes në grupin e punës, që duhet të formohet, Kovaçevski tha se si parti janë të gatshëm dhe çdo të hëne ka koordinim te kryetari i Kuvendit, ku marrin pjesë të gjitha grupet e deputetëve dhe aty mund të dakordohen për dinamikën e bisedave, cilat do të zhvilloheshin në atë drejtim.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago