Categories: MAQEDONI

Panairi i punës nga “Bechtel & Enka” edhe në Shkup, Artan Grubi: 2.000 vende të reja pune!

Panairi i Punës nga kompania prestigjioze “Bechtel Enka” ka vijuar me prezantime dhe pranim të aplikimeve për punësim në qytetin e Shkupit.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook. Grubi ka bërë sërish thirrje që të interesuarit të aplikojnë për punësim, pasi në dispozicion janë 2000 vende pune.

Statusi i plotë:

2000 vendet e reja të punës në Bechtel & Enka, janë mundësi që nuk duhet lëshuar!

Vazhdoni të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në hr@beuk.mk!

Nga dita e djeshme (17.10.2023) vazhdon prezantimi i profileve dhe kritereve të punësimit në Bechtel&Enka edhe në Sheshin Skenderbeu, Sheshin Maqedonia dhe Capitol Mall në Shkup, proces që do të zgjasë deri më 30 tetor.

Ju ftoj të gjithë të vizitoni këto pika të prezantimit, të informoheni rreth mundësive dhe të aplikoni duke përfituar në aspektin profesional dhe duke u bërë kontribues direkt në realizimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8 dhe 10D.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago