Categories: MAQEDONI

Geer: Hapat e ardhshëm për eurointegrimet e RMV-së duhet t’i sjellin politikanët, jo vendet e BE-së

Euroambasadori në Shkup David Geer, sot tha se ka mbështetje të fuqishme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se shteti do të lëvizë përpara me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimin e reformave.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Geer tha se hapat ardhshëm në rrugën eurointegruese janë vendime që duhhet t’i sjellin akterët politikë në vend, e jo Këshilli i BE-së ose vendet tjera anëtare të Unionit.

“Ka mbështetje shumë të fortë nga institucionet e BE-së për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe nga shtetet anëtare të BE-së. Siç e dini, me vendimin e fundit që u mor në korrik 2022 kishte një propozim evropian që u harmonizua dhe në fakt ishte një mundësi për të hapur negociatat e anëtarësimit me vendin tuaj. Nga ana tjetër, kjo ishte një mundësi që vendi të ecë përpara dhe sigurisht që për të ecur përpara duhet të miratohen ndryshime kushtetuese”.

“Shpresojmë sinqerisht se vendi do të jetë në gjendje të ecë përpara duke miratuar ndryshimet kushtetuese, si dhe duke zbatuar reformat që në fakt janë pjesë e rrugës së integrimit evropian të vendit tuaj. Sa i përket hapave të mëtejshëm, sigurisht që janë vendime që duhet t’i marrë vendi juaj, aktorët politikë, jo Këshilli i BE-së, as vendet anëtare të BE-së”, tha Geer.

I pyetur për të komentuar vjetërsimin e lëndëve që kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme në vend, Geer tha se nuk mund të komentojë, por se qëndrimi i Komisionit Evropian në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal, nuk ka ndryshuar.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago