Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana, ka rrëfyer për një eksperiencë të veçantë me presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Cana tregoi se kishte qëndruar për 30 minuta në aeroplanin presidencial Macronin të fliste pakëz shqip. Ai tha se i kishte folur atij për kulturën dhe historinë shqiptare. Presidenti i Francës fjalimin e tij në Tiranë e nisi në gjuhën shqipe.
“Shumicën çka kishte për të thënë e kuptuam dhe pse jo një shqipe aq të patër. Në krahasim me sa kur fillova me e mësuar dhe me e stërvit, ishte një nxënës i jashtëzakonshëm dhe shumë i përkushtuar. Besoj se ia ka dalë më së miri. Duke qenë se ishte vizita e parë historike e një presidenti francez në vendin tonë, në protokollet e tyre ka delegacionin zyrtar që e shoqëron dhe kjo bëhet me propozimet që bëhen nga zyrtarë. Ishte presidenti që kishte pasur një dëshirë shumë të madhe që të jem pjesë e këtij delegacioni zyrtar francez në vendin tonë dhe sigurisht për mua ishte një kënaqësi që ta pranoja këtë ftesë. Ishin 20 orë të ngarkuara por shumë të rëndësishme për marrëdhënien e dy palëve. Pata mundësinë që gjatë dy orëve me Macron të ndava 30 minuta me të. Ai është tifoz i çmendur pas futbollit. Ai ishte i interesuar që të dinte se çfarë bëja unë. Ishte shumë kurioz të dinte për historinë dhe identitetit shqiptar. Pastaj filluam me nisjen e fjalimit që do të mbante në Tiranë”, tha Cana për Euronews Albania.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…