Vendimi i vetëm i drejtë i BE-së është ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut për përpjekjet që i ka bërë në rrugën drejt Unionit, porositi kancelari gjerman Olaf Sholc në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Sholci e apostrofoi Maqedoninë e Veriut si një vend që duhet të shpërblehet për përpjekjet e saj për t’iu afruar BE-së, raporton Dojçe vele.
“Dëshirojmë të bëjmë gjithçka, që Maqedonia e Veriut të jetë e suksesshme në përpjekjet e saj dhe i jam shumë mirënjohës për aktivitetet e shefit të qeverisë, i cili po bën përpjekje të mëdha për t’i përmbushur kushtet të cilat janë imponuar nga jashtë. Duhet të thuhet se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të madh në përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe po bën shumë përpjekje. Në këtë pikëpamje, kjo është vetëm e drejtë”, tha Sholci në konferencën për shtyp në samit.
Ai e përsëriti thirrjen për hyrje më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Është e qartë se 20 vjet pasi këtyre vendeve u është dhënë premtim për hyrje, kjo duhet të ndodhë”, tha kancelari gjerman.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…