Categories: MAQEDONI

Rexhepi: Përfshirja e romëve në të gjitha segmentet e jetës shoqërore është një nga prioritetet për të cilat angazhohet Qeveria

Rexhepi: Përfshirja e romëve në të gjitha segmentet e jetës shoqërore është një nga prioritetet për të cilat angazhohet Qeveria. Sot, në konferencën “Finansimi i programeve te synuara për Romët” nën organizimin e Shoqatës Rajonale të Rinisë Arsmore Rome dhe Khetane koalicioni i organizatave qytetare Romë ishte pjesmarrës edhe zëvendësministri për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi.

Përfshirja e romëve në të gjitha segmentet e jetës shoqërore është një nga prioritetet për të cilat angazhohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prej aty, në Planin Strategjik 2022-2025, të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, janë përcaktuar prioritetet strategjike për romët në fushën e përmirësimit të infrastrukturës rezidenciale dhe komunale tha Rexhepi.

Në këtë drejtim, ne si ministri përkatëse japim një kontribut të veçantë për përfshirjen e popullatës rome. Sa i përket realizimit të projekteve, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve deri më tani ka ndërmarrë aktivitete në vazhdimësi për të mbështetur zbatimin e Dekadës dhe Strategjisë për Romët, duke realizuar projekte kapitale, përkatësisht:

• një projekt nga fusha e banesave sociale
• projekte nga fusha e infrastrukturës komunale

Në kuadër të banesave sociale, përmes MТL po punohet në ndërtimin e objekteve sociale për kategoritë e rezikuara të qytetarëve dhe deri më tani janë ndërtuar 24 ndërtesa me 1104 banesa.

Po ashtu, nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2023 janë ndarë 20 milionë denarë dhe të njëjtat janë paraparë për realizimin e projekteve të infrastrukturës komunale në 20 komuna të banuara kryesisht me popullatë rome theksoi Rexhepi.

Ne si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve do të vazhdojmë të zbatojmë projektet për prioritetet strategjike të romëve në të gjitha fushat e jetës shoqërore përfundoi zëvendësministri Rexhepi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago