Categories: MAQEDONI

Mariçiq – Rot: Angazhim më të madh dhe përforcim të bashkëpunimit rajonal për një hap të shpejtë drejt BE-së

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq realizoi takim me Mihael Rot, deputet dhe kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në Bundestagun gjerman në margjinat e Forumit të Shoqërisë Civile – Tiranë 2023.

Mariçiq dhe Rot, siç informoi Sekretariati për Çështje Evropiane, diskutuan për perspektivën evropiane të rajonit, planin e ri për përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në periudhën e ardhshme.

“Mesazhi nga takimi është se plani i BE-së nënkupton reforma të shpejta që do të nënkuptojnë anëtarësim të shpejtë dhe se me këtë BE-ja ofron mundësinë që disa përfitime nga anëtarësimi t’i kemi edhe para, me detyrime të caktuara, që është një shans i rrallë që duhet të shfrytëzohet”, thuhet në kumtesën.

Sipas zëvendëskryeministrit Mariçiq, vetëm së bashku, me angazhim dhe bashkëpunim më të madh, Ballkanin Perëndimor dhe BE-në, mund të ndërtojmë një Evropë të sigurt, që përparon dhe zhvillohet.

Në takimin Mariçiq theksoi se Qeveria po bën përpjekje që të ruajë dinamikën e procesit dhe që Maqedonia e Veriut të vazhdojë negociatat me vendet fqinje, për, siç tha, me rëndësi të jashtëzakonshme është mbështetja që kemi nga Republika Federale e Gjermanisë.

Në këtë drejtim, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman dhe ish-ministri për Evropë në MPJ-në gjermane, Rot theksoi se është e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit që Maqedonia e Veriut t’i kryejë obligimet e saj dhe të mbetet aktive në procesin e negociatave, duke vënë në dukje se përcaktimi i një date është një sinjal i qartë se BE synon që viti 2030 të jetë viti i zgjerimit të ri.

Në prag të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, Mariçiq dhe Rot diskutuan gjithashtu për nevojën për fokus më të madh në bashkëpunimin rajonal, i cili duhet të përshpejtojë zhvillimin rajonal dhe procesin e integrimit në tregun e përbashkët.

Procesi i Berlinit po hyn në një fazë të re dhe pritet të përparojë dhe të kontribuojë shumë më tepër në përshpejtimin e integrimit të rajonit në BE, u përfundua në takim.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago