Categories: MAQEDONI

Mariçiq: Data 2030 është datë ambicioze, por e arritshme, bashkërisht punojmë drejt këtij qëllimi

Data 2030 është datë ambicioze, por e arritshme, bashkë punojmë në atë qëllim. E ardhmja e politikës së zgjerimit është qëllim i hapur dhe i vendosur për të cilin duhet edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të përgatitemi dhe ta arrijmë, njoftoi në Fejsbuk zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq pas pjesëmarrjes në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me komisarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji.

“Te vendet anëtare të BE-së ka vullnet politik dhe unitet për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit. Varheji na tha të mbajmë fokusin në procesin e negociatave me BE-në dhe në reformat për hir të qytetarëve maqedonas që meritojnë të jetojnë në një vend evropian dhe të begatë”, qëndron në statusin në Fejsbuk të Mariçiqit, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Kovacevski në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, në Tiranë.

BE-ja tashmë ka propozime thelbësore, me të ashtuquajturin plan për rritje i cili, siç bëhet e ditur në publikimin e Mariçiqit, me të vërtetë do ta përshpejtojë jo vetëm integrimin institucional, por edhe ekonomik.

“Qëllimi është që ta përshpejtojmë zgjerimin dhe deri në vitin 2030 të arrijmë t’i përmbushim detyrimet, që ta përfundojmë bashkimin e Evropës dhe ta sigurojmë stabilitetin dhe zhvillimin e tij”, thekson Mariçiqi në publikimin në Fejsbuk.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago