Politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë së LSDM-së po japin rezultate, vlerësojnë nga LSDM. Nga partia në pushtet thonë se masat për uljen dhe ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë me çmim të garantuar ndikuan drejtpërdrejt në mbrojtjen e standardit të qytetarëve, por edhe në uljen e inflacionit. Këtë sipas LSDM-së e konfirmojnë edhe projeksionet më të reja të FMN-së.
“FMN ka përmirësuar parashikimet e saj për ekonominë maqedonase dhe parashikon një rritje prej 2.5% këtë vit dhe 3.2% për vitin 2024. Parashikimet e FMN-së janë se rritja e PBB-së në vend do të jetë më e lartë se ajo e Serbisë, Bullgarisë, Sllovenisë, si dhe 1.8 për qind më e lartë se mesatarja e BE-së. Maqedonia e ruajti edhe vlerësimin e kreditit “BB+” me një perspektivë të qëndrueshme, konfirmohet në raportin e fundit të agjencisë së vlerësimit të kredisë “Fitch””, u shpreh Darko Kaeski nga LSDM.
Me këtë qëndrim nuk pajtohen nga VMRO-DPMNE. SIpas partisë më të madhe opozitare shifrat e FMN-së tregojnë qartë se LSDM po e çon vendin drejt rrënimit ekonomik me inflacion dyshifror dhe rritje të dobët.
“FMN parashikon 10% inflacion për Maqedoninë në vitin 2023 dhe LSD sheh 5% me syze ngjyrë rozë. Mirë do të ishte t’u shpërndanin syze të tilla 1 milion e 800 mijëve që mbetën në vend, kështu që ndoshta dikush do t’i besojë. Qytetarët vështirë se e shohin rilindjen ekonomike për të cilën po flet LSD, kur në thelb jemi prapa Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi për sa i përket rritjes ekonomike. Të tre vendet nga mjedisi ynë kanë rritje ekonomike që është 50% më e lartë se Maqedonia.”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Sipas tyre me qeverinë e udhëhequr nga LSDM ekonomia jo vetëm që ka ngec në vend, por edhe ka shkuar prapa.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…