Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, pas mbajtjes së Procesit të Berlinit në Tiranë, tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kthehen kah e ardhmja dhe jo të kenë konflikte nga e kaluara. Ai shtoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të vetë vendeve anëtare të BE-së
“Unë them se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë baza e integrimit të rajonit të BE-së. Nëse rajoni rëndohet me konflikte nga e kaluara, nëse ka gjithmonë forca politike që shohin ekskluzivisht gjërat që kanë ndodhur, natyrisht që njoftime të tilla do të vijnë nga BE-ja. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kthehen drejt së ardhmes. Gjashtë shtete filluan Bashkimin Evropian dhe shikoni historitë e tyre, por ata i kapërcyen dallimet e tyre për të qenë sot në Union me tregun më të madh dhe më të pasur botëror dhe një organizatë në të cilën të gjitha vendet, përfshirë Maqedoninë e Veriut, duan të marrin pjesë. Nëse deri më tani zgjerimi ishte në interes të vendeve aspirante, tani është edhe në interes të vetë anëtarëve të BE-së”, tha Kovaçevski.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…