Categories: MAQEDONI

Ali Ahmeti : Ahtisaari la gjurmë të pashlyeshme, jemi mirënjohës ndaj angazhimit të tij për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e ish presidentit të Finlandës, z. Martti Ahtisaari, suke theksuar se me karakterin e tij paqedashës, z. Ahtisaari la gjurmë të pashlyeshme kontributi në shumë misione të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa kombi ynë mbetet përjetë mirënjohës ndaj angazhimit të tij të sinqertë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, vendosjen e drejtësisë në vend dhe për konkretizimin e pavarësisë së saj.

Me keqardhje pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të diplomatit të Kombeve të Bashkuara, nobelistit të paqes dhe ish presidentit të Finlandës, z. Martti Ahtisaari.
Me karakterin e tij paqedashës, z. Ahtisaari la gjurmë të pashlyeshme kontributi në shumë misione të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa kombi ynë mbetet përjetë mirënjohës ndaj angazhimit të tij të sinqertë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, vendosjen e drejtësisë në vend dhe për konkretizimin e pavarësisë së saj.
Këmbëngulja e tij mbi ngadhënjimin e vlerave të paqes, zëri i tij i ngritur fuqishëm dhe guximshëm kundër padrejtësisë, le të jetë frymëzim i përjetshëm dhe parim i ndërtimit të jetës sonë shoqërore.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për madhështinë e personalitetit të tij! Ngushëllime të sinqerta familjes Ahtisaari, të gjithë bashkëveprimtarëve të tij kudo në botë dhe atyre që e njohën!
U prehtë në paqe!
Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago