Categories: MAQEDONI

Petrovska: Të mos lejojmë ndikimet e palëve të treta të na devijojnë nga rruga drejt BE-së

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot mori pjesë në sesionin e dytë të Konferencës së Lidershipit Ballkanik me temë “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE: sfida dhe perspektiva”, të organizuar nga Klubi i Podgoricës, me fokusi në perspektivat për paqen dhe pajtim në Ballkanin Perëndimor.

Ajo u përqendrua në rëndësinë e integrimit evropian për vendet e rajonit, prosperitetit të tyre dhe procesit të pajtimit, duke theksuar se integrimi është një proces që na bashkon dhe na mundëson të zhvillojmë bashkëpunim të ngushtë. Petrovska e lidhi procesin e integrimeve evropiane dhe të pajtimit, sepse në thelb Bashkimi Evropian është shembull për pajtim.

“Bashkimi Evropian është shembull për pajtim. Armiqtë e dikurshëm në vitin 1958 e nënshkruan marrëveshjen në Romë dhe në fakt, me vënien e atyre nënshkrimeve, nënshkruan në themelimin e Bashkimit Evropian. Pajtimi nuk mund të ndodhë brenda natës. Dhe nuk mund të ndodhë në një vit apo një gjeneratë. Duhet të kalojë kohë në të cilën do t’i përkushtohemi pajtimit, përmes formave të ndryshme të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit të përbashkët”, tha ministrja, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Çështja e integrimit evropian është edhe çështje sigurie, theksoi ministrja e Mbrojtjes dhe theksoi se nëse nuk ka proces të bashkimit, ndikimet dashakeqe dhe armiqësore të vendeve të treta mund të bëhen më të dukshme.

Ajo shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë dhe se të gjithë ne duhet të insistojmë që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian.

Për Maqedoninë e Veriut, theksoi Petrovska, viti 2018 nuk ishte vit i lehtë, shoqëria dhe qytetarët duhet të pranojnë ndryshim të emrit kushtetues, ndërsa këto janë vendime të vështira që duhet t’i marrin disa liderë politikë. Këto vendime, shtoi, janë të dhimbshme, por pas disa vitesh shihet rëndësia dhe drejtësia e tyre.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago