Categories: MAQEDONI

Pendarovski: Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por për një vendim politik konkret

Bashkimi Evropian duhet të tregojë kujdes më të madh për rajonin. Në samitin e ardhshëm të dhjetorit, Këshilli Evropian ka mundësi të marrë vendime për integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, në vend që ta shtyjë këtë çështje për pas zgjedhjeve evropiane, tha presidenti Stevo Pendarovski, në Konferencën Rajonale “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE-sfida dhe perspektiva”, që mbahet sot në Shkup, në organizim të Klubit të Podgoricës dhe Federatës Universale të Paqes.

Sipas Pendarovskit, është e pamohueshme që me statusin e kandidatit u jepet mbështetje simbolike Ukrainës dhe Moldavisë, në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, dhe kjo është mirë, por, siç theksoi, Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por një vendim politik konkret.

Duke i bazuar vendimet e tij për Ukrainën dhe Moldavinë në arsyetimin gjeopolitik dhe jo në agjendën tradicionale të reformave dhe performancës, sipas Pendarovskit, Unioni ka filluar t’i ngjajë NATO-s.

“Nëse BE-ja në të vërtetë ka ambicie të jetë lojtar gjeopolitik, së pari duhet të përmbyllet dhe të sigurojë hapësirë të saj gjeopolitike evropiane përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor”, tha Pendarovski.

Ai potencoi se dinamika e zgjerimit dhe zgjerimit të BE-së nuk duhet të varet nga krizat, dhe se ngjarjet aktuale në Kosovë dhe proceset në Bosnjë e Hercegovinë janë një kujtesë se nuk duhet të neglizhohen çështjet e hapura dhe pikat nevralgjike që kanë potencial për të destabilizuar rajonin tonë, ndërsa përmes tij edhe vetë Unioni.

Në konferencë fjalime edhe të ish-presidentit Branko Cërvenkovski, kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Konferenca në Shkup është pjesë e ciklit të ngjarjeve lidhur me paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor të mbajtura në dy vitet e fundit në bashkëpunim me Klubin e Podgoricës dhe Federatën Universale të Paqes.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago