Categories: RAJON

Kurti: Sulmi i Banjskës ishte agresion i Serbisë, kishin plane për 37 pika

Në një intervistë për gazetën franceze “Liberation”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ku mbeti i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku. Ai ka akuzuar Serbinë se ka organizuar dhe financuar një grup terrorist që kishte synim të aneksonte pjesën veriore të Kosovës dhe të shkaktonte destabilizim në vend.

Kurti ka thënë se ky ishte një akt agresioni i Serbisë, i cili cenoi sovranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Ai ka shtuar se vlera e armëve dhe pajisjeve të sekuestruara arrin në më shumë se 5 milionë euro dhe se terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika, duke përfshirë institucione, objekte strategjike dhe personalitete publike.

Kreu i Qeverisë ka zbuluar se sipas hetimit, grupi terrorist kishte lidhje me strukturat paralele serbe në veri të Kosovës dhe me zyrtarë të lartë të Beogradit. Ai ka thënë se nuk i beson deklaratave të Milan Radojçiqit, një lider politik serb në veri të Kosovës, i cili doli dhe mori përgjegjësinë për sulmin. Kurti ka kërkuar nga Serbia të bashkëpunojë me autoritetet e Kosovës për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për dorëzimin e autorëve dhe organizatorëve të tij. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago