Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe u.d. drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, vizituan kompaninë Mako Market SHPK Shkup.
“Vazhdojmë me serinë e vizitave në tregun tonë vendor sepse duam të ndjekim hapat e kompanive tona, të dëgjojmë zërin e tyre për masat që ne propozojmë sepse si politikëbërës në vendin tonë jemi pjesë e zhvillimit të tyre. Ashtu si shumë kompani të tjera, kompania e sotme është pjesë e qindra kompanive që në vitet e kaluara janë mbështetur dhe mbështeten nga fondet buxhetore, të cilat modernizuan procesin e prodhimit dhe u bënë edhe më konkurruese në tregun tonë dhe në tregjet ndërkombëtare”, tha Kryeministri Kovaçevski gjatë vizitës në “Mako Market”, që është përfitues i ndihmës shtetërore në kuadër të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve.
Duke falënderuar kompaninë, e cila në shenjë mbështetjeje për masat e fundit të Qeverisë, ka rregulluar çmimet e produkteve që i shpërndan dhe që janë pjesë e prodhimit të tyre, Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria në periudhën e kaluar ka marrë një sërë masash për të mbrojtur standardin e jetesës dhe për të mbrojtur likuiditetin e kompanive.
“Ne si Qeveri dhe ministrat nga dikasteret ekonomike në vepër, në terren këtu tregojmë se çfarë është kujdesi real për kompanitë. Jo vetëm me mbështetjen e kompanive, por edhe me gatishmërinë për të qenë gjithmonë dhe kudo të hapur për shkëmbimin e mendimeve, sugjerimeve, propozimeve. Prandaj edhe jemi mes kompanive së bashku me menaxhmentin e tyre, me punonjësit e tyre, por edhe me qytetarët. Ne dëgjojmë mendimet e tyre, nevojat e tyre, prandaj marrim masa në favor të qytetarëve. Përmes ngrirjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe uljen e tyre duke ofruar një çmim ‘të garantuar’ të produkteve, si dhe me vendimin e Qeverisë për të precizuar normën preferenciale të TVSH-së prej 5% për shumicën e produkteve ushqimore bazë, ne kemi krijuar një bazë solide për të arritur inflacionin prej 5% deri në fund të vitit. Mendoj se ky qëllim është real dhe i arritshëm”, theksoi Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se Qeveria merr vendime sipas lëvizjeve në treg dhe nuk do të lejojë përfitime në kurriz të së mirës së përgjithshme në kohë krize.
Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi tha se nga viti 2021 kompania është pjesë e portofolit të Ligjit për mbështetjen ginanciare të Investimeve dhe është një nga kompanitë vendore që në persë vitet e fundit kanë investuar 500 milionë euro në ekonominë tonë.
“Mako Marketi është shembulli i një kompanie që ne e mbështesim në zhvillimin e saj, zgjerimin dhe përmirësimin e prodhimit, ndërsa me këtë edhe punonjësit e saj, të cilët kanë punë të qëndrueshme dhe të paguara denjësisht. Kompania në vitin 2020 fillon një projekt investues mbi një milion e 400 mijë euro për zgjerimin e objekteve prodhuese, për të cilin mbështetja nga Qeveria deri më tani është mbi 10 milionë denarë”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi dhe shtoi: “Me mbështetjen financiare të kompanive vendore në ciklet e tyre të investimeve, Qeveria kujdeset që përmes zhvillimit të ekonomisë të krijojë vende të reja pune dhe të paguara mirë për qytetarët, por kujdeset edhe të mbrojë drejtpërdrejt standardet e tyre të jetesës përmes tarifave preferenciale të taksave të produkteve ushqimore bazë. Jo vetëm përmes normave tatimore preferenciale prej 5%, ne do të mbrojmë dhe përmirësojmë më tej në mënyrë sistematike standardet e qytetarëve me Ligjin për praktikat e padrejta tregtare, me të cilin do të heqim nga tregu sjelljet joetike të biznesit që dëmtojnë drejtpërdrejt fuqinë blerëse.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet fuqishëm në synimin e saj për të zhvilluar sistematikisht ekonominë, por në të njëjtën kohë për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve”.
U.d. drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, në ngjarje theksoi se Inspektorati është në terren dhe përsëri u bëri thirrje qytetarëve që nëse vërejnë mos respektim të masave të çmimit të garantuar apo ndonjë shkelje tjetër të ligjeve, ta lajmërojnë Inspektoratin e Tregut.
„TVSH prej 5% mbetet për produktet ushqimore bazë dhe nuk do të ketë dhe nuk guxon të ketë rritje të çmimeve. Tregtarët mund të ulin më tej çmimet e produkteve bazë, por në asnjë rast të mos i rrisin ato.
Inspektorati i Tregut vazhdimisht kryen kontrolle dhe mund të them se tregtarët në përgjithësi i zbatojnë vendimet e Qeverisë. Por, nëse konstatojmë se dikush po tenton të manipulojë qytetarët, ai nuk do të kursehet, përkundrazi do të marrë sanksionin e duhur. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku dhe të ndërtojmë një sistem të drejtë në vendin tonë, ndërsa ata që nuk duan të jenë pjesë e atij sistemi do të ndëshkohen pa seleksionim dhe pa kompromis sipas të gjitha ligjeve me të cilat vepron inspektorati i tregut”, tha u.d. drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…