Categories: MAQEDONI

Zërat pro BE-së brenda VMRO-së, vënë në siklet Mickoskin!

Opozitarja VMRO-DPMNE është nën trysni të faktorit ndërkombëtar, faktorit pro-evropian vendas, si dhe forcave progresive brenda radhëve të saj, thotë gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Driton Zenku – duke komentuar bllokadën e opozitës maqedonase dhe kushtëzimet e opozitës shqiptare ndaj ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tij, apelet e faktorit ndërkombëtarë tanimë janë zhveshur, dhe nga dorëzat e diplomacisë janë të drejtpërdrejta.

“VMRO-DPMNE është nën trysni të faktorit ndërkombëtar por edhe faktorin vendas dhe në vet radhët e kësaj partie. Apelet e ndërkombëtarëve janë zhveshur nga dorëzat e diplomacisë dhe janë të drejtpërdrejta. Drejt Shkupit çdo ditë arrijnë mesazhe që të votohen ndryshimet kushtetuese si pengesë e vetme e euro-integrimeve. Zhvillimet në VMRO-DPMNE dhe përballja Mickoski – Gruevski paraqet anën tjetër të medaljes. Sondazhet tregojnë që kjo parti po ndahet për gjysmë sa i përket dominimit mes liderit dhe ish liderit. Edhe zërat brenda VMRO-DPMNE-së që kanë qasje pro-europiane, kanë vënë në siklet Mickoskin, por nuk besoj që do të ndërron mendje. Lufta e Mickoskit duket që shkon në ekstremin – do të fiton apo do të humb çdo gjë. Gjasat për të reflektuar më të besueshme janë tek deputetët e kësaj partie, disa prej të cilëve mund të shkëputen nga qasja anti-europiane e liderit të tyre dhe të përkrahin ndryshimet kushtetuese”, tha Zenku për Politiko.makdomen.net

Sa u përket partive politike shqiptare në opozitë, Zenku u shpreh se po bëjnë përpjekje vetëm që të bien në sy, pasi po zhvillojnë një qasje formale dhe vetëm për tu bërë pjesë në proces, sepse ndihen plotësisht të injoruar.

“Sa u përket partive politike shqiptare në opozitë, qëndrimi i tyre është formal dhe sa për të tërhequr vëmendje. Qasja e tyre duket që bëhet vetëm për t’u faktorizuar dhe për t’u bërë palë në proces, mbase e ndjejnë vetën plotësisht të përjashtuar nga loja. Përpara trysnisë së faktorin ndërkombëtar qasje e tyre do të ndryshon sa hap e mbyll sytë, dhe kjo është e sigurt. Partitë shqiptare nuk kanë mbrojtje rezistuese ndaj faktorit ndërkombëtar, prandaj konsideroj që qasja e tyre është deklarative dhe në ditën e votimit në Kuvend, deputetët e tyre do të votojnë me dy duar. Liderët mbase edhe mund të mbajnë qëndrim ndryshe, por deputetët janë shumë të vetëdijshëm për momentet në të cilat kalojmë”, nënvizoi Zenku.

Të votosh, shton ai, kundër disponimit të elektoratit tënd, nuk është gjë tjetër vetëm se vetëvrasje politike, dhe kjo nuk do të ndodh.(Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago