Categories: BOTA

NATO mbështet Izraelin kundër terrorizmit të Hamasit

Aleatët e NATO-s dënuan sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit kundër Izraelit në një takim të Ministrave të Mbrojtjes të enjten (12 tetor 2023). Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant i informoi ministrat me video-konferencë mbi mizoritë e kryera nga Hamasi kundër civilëve izraelitë dhe shtetasve të disa aleatëve të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se NATO i dënoi sulmet terroriste në termat më të ashpër të mundshëm, duke shtuar: “Izraeli nuk qëndron i vetëm”.

Takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut në seancën e Ministrave të Mbrojtjes së bashku me Suedinë dhe Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit – Takimi i Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s – Bruksel
Aleatët shprehën solidaritetin me Izraelin, duke e bërë të qartë se ai ka të drejtë të mbrohet me proporcionalitet kundër këtyre akteve të pajustifikueshme të terrorit. Ata kërkuan që Hamasi të lirojë menjëherë të gjithë pengjet dhe për mbrojtjen sa më të plotë të civilëve. Aleatët e bënë të qartë gjithashtu se asnjë komb apo organizatë nuk duhet të kërkojë të përfitojë nga situata ose ta përshkallëzojë atë.

Një numër i aleatëve të NATO-s e bënë të qartë se ata po i ofrojnë mbështetje praktike Izraelit ndërsa ai vazhdon t’i përgjigjet situatës.(politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago