Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka realizuar takim me senatorët amerikanë Xhin Shahin dhe Peter Uelç, ku morën pjesë edhe zëvendës kryetari i Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike., koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Adrministratë, Azir Aliu.
Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, në takimin u bisedua për gjendjet aktuale në shtet, si dhe për ngjarjet rajonale në kontekst të proceseve eurointegruese dhe në kontekst më të gjerë ndërkombëtar.
Bashkarisht u konstatua përforcimi i partneritetit të ndërsjellë strategjik, i cili, siç u tha, është me rëndësi kyçe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Me këtë rast, u potencua se miqësia shumëvjeçare e thellë dhe partneriteti i suksesshëm strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut ka kontribuar për dinamikë të re në proceset eurointegruese të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Vëmendje e posaçme iu kushtua proceseve të ardhshme që do të ndikojnë ndaj zhvilimit të vendit.
Senatorët Shahin dhe Uelç kanë shprehur kënaqësi nga partneriteti i fuqishëm mes dy vendeve dhe e kanë theksuar rëndësinë e modelit të vendit tonë si shembull për demokraci të suksesshme multietnike në rajon. Senatorët kanë shprehur falënderim për pozitën e padyshimtë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me Ukrainën dhe përkrahjen që deri tani iu shpreh vendit.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…