Zgjedhjet do të mbahen në termin të rregullt dhe partitë politike duhet të merren vesh nëse do të mbahen bashkë apo ndaras, thotë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili është nënkryetar i BDI-së.
“Qëndrimi i BDI-së është që zgjedhjet të mbahen në afat të rregullt. Nëse do të jenë bashkë apo jo, ne duhet të biem dakord më tej në konsultim me partitë politike. Çdo variant na përshtatet”, tha Osmani në pyetjen e një gazetari në konferencën e sotme për shtyp në MPJ.
VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon takim liderësh për marrëveshje për datën e zgjedhjeve dhe i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit të konvokojë. Ata bëjnë përpjekje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe besojnë se ato duhet të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski porositi se zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt, dhe se kjo është çështje e zgjidhur. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, thotë, ato mund të caktohen ditën e njejtë sapo Kuvendi t’i votojë ndryshimet kushtetuese, vendim i cili është kyç për vazhdimin e eurointegrimeve.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…