Një kirurg spitali në Gaza i ka dërguar mesazhe WhatsApp-it BBC-së, duke përshkruar situatën e tij të rëndë teksa sulmet ajrore izraelite vazhdojnë të shkatërrojnë enklavën bregdetare. Ai ka thënë se është i stërmbushur me numrin e të lënduarve dhe të vdekurve dhe se nuk mund t’i ndihmojë njerëzit.
Mahmoud Matar, kreu i kirurgjisë së rindërtimit të gjymtyrëve në një spital në Gaza, ka ndarë atë që po sheh dhe ndjen në kohë krize. Ai ka thënë se trupat e pajetë mbërrijnë copë-copë, dhe se era e vdekjes është gjithandej. Ai tha se familjet i kanë parë shtëpitë e tyre të shkatërruara, duke vrarë të gjithë, përveç një ose dy personave që mbërritën në spital me lëndime të tmerrshme.
Ai tha se salla e operacionit në spital po punon pa ndërprerje dhe shtretërit e spitalit janë plot. Ai tha se për momentin nuk dëshiron të jetë mjek. “Unë nuk mund ta shpëtoj familjen time, fëmijët e mi janë në shtëpi duke qarë ndërsa unë jam në detyrë”.
Ai tha se mungesa e ujit dhe rrymës e bën jetën edhe më të vështirë. Ai tha se aktualisht është në kërkim të ujit për të pirë. Ai tha se ne kemi një lidhje shumë të keqe në rrjet, dhe se nuk e di se sa do të ketë kontakte me botën e jashtme.
Ai tha se mbi 10 punonjës të ambulancës u vranë ose u plagosën nga sulmet ajrore izraelite. Ai tha se personalisht njeh një gjinekolog dhe një urolog që kanë vdekur. Ai tha se ndihet i pafuqishëm – Unë nuk mund t’i ndihmoj njerëzit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza është rritur në 950, ndërsa 5000 persona janë lënduar. Izraeli është tronditur nga sulmi i paprecedentë dhe i papritur i Hamasit nga toka, ajri dhe deti, aq sa e ka krahasuar me sulmet e 11 shtatorit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara. Numri i të vdekurve në Izrael është rritur në 1200 nga sulmet e Hamasit. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…