Se Bilall Kasami dhe Hristian Mickoski kordinohen me njëri tjetrin, ajo tashmë është e qartë dhe evidente.
Qëndrimet identike për tema të caktuara nxjerrin zbuluar këtë “sekret publik”, shkruan Indeks, përcjell Politiko.makdomen.net
Së fundi Kasami qëndrim të njëjtë me Mickoskin ka edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, po edhe për temën e takimit të liderëve, të kërkuar ditë më parë nga kreu i VMRO-së.
“Gjithçka që çon në zgjedhje fer dhe demokratike, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë. Në këtë drejtim bëjmë thirrje që Qeveria sa më shpejtë të reflektojë, të thërrasë takim të liderëve për të arritur marrëveshje për termin për zgjedhje të parakohshme kuvendare”, tha Kasami.
Kujtojmë, zgjedhjet dhe takimi i liderëve nuk janë temat e vetme për të cilët Besa dhe VMRO-ja kanë qëndrim identik, ata janë koordinuar edhe sa i përket ndryshimeve kushtetuese, si rrjedhojë, Lëvizja Besa që ka rënë nën ndikim të VMRO-së, ka deklaruar se nuk do i votojë këto ndryshime.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…