Categories: MAQEDONI

Aktivistë të rinj nga Kosova dhe Serbia në akademinë për dialogun në Strugë, organizuar nga OSBE

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, mbajti sot fjalim në Akademinë e Dialogut për Gratë e Reja, e organizuar nga Misionet e OSBE-së në Kosovë dhe Serbi, e cila mbahet në Strugë.

Në kuadër të Akademisë, Osmani pati edhe një diskutim me pjesëmarrësit në seancën e Dialogut dhe Ndërmjetësimit. Në fjalimin e tij, Osmani iu referua përvojës së Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut dhe ndërmjetësimit, si dhe kapaciteteve dhe mjeteve që mund të ofrojë OSBE-ja si platformë unike për dialog.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001 i dha fund konfliktit të shkurtër, duke iniciuar një periudhë të qëndrueshme stabiliteti dhe prosperiteti përmes integrimit, individual dhe kolektiv. Marrëveshja e Prespës i dha fund mosmarrëveshjes disa dekadash për emrin, por gjithashtu vendosi partneritet strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Për të parë rezultatet e këtyre marrëveshjeve duhet punë e vazhdueshme, përkushtim dhe dialog i mëtutjeshëm”, theksoi Osmani.

Para të pranishmëve ai ndau edhe përvojën e Maqedonisë së Veriut në ndërmjetësimin e rastit që prek drejtpërdrejt pjesëmarrësit, të cilat janë gra të reja nga Kosova dhe Serbia, e ajo është Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Osmani theksoi se në proceset e negociatave dhe dialogut duhet të përfshihen edhe gratë, të cilat mund të shfrytëzojnë përvoja të tilla, siç është Akademia e Dialogut e OSBE-së, për të prezantuar një qasje të re dhe konstruktive në ballafaqimin me sfidat, duke përdorur rrjetet e tyre të bashkëpunimit dhe përvojën.

Nga atje shtojnë se “fuqizimi i grave dhe përfshirja e tyre e barabartë në proceset vendimmarrëse, si dhe pjesëmarrja në sektorin e sigurisë, janë prioritetet kryesore në programin e Presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023”.

Akademia e Dialogut e OSBE-së për Gratë e Reja është themeluar në vitin 2015 me qëllim të rrjetëzimit të grave të reja nga Kosova dhe Serbia dhe bashkëpunimi i tyre për të reduktuar sfidat ndërmjet dy shoqërive, për të promovuar dialogun dhe për të ndërtuar paqen, shtohet në kumtesën e MPJ-së.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago