Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Çekisë më 12 tetor, takim i vlefshëm për Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’ dhe miqësoren ndaj Bullgarisë më 17 tetor. Skuadra është stërvitur pasditen e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit’ nën drejtimin e stafit kuqezi.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka pasur nën drejtimin e tij thuajse të gjithë skuadrën, ndërsa gjatë stërvitjes me grupin është bashkuar edhe Mirlind Daku. Sakaq, gjatë mbrëmjes pritet që me kuqezinjtë të bashkohet edhe sulmuesi Myrto Uzuni.
Sa i përket Klaus Gjasulës, djaloshi kuqezi vuan nga infeksioni në grykë dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore pranë klubit gjerman sonte dhe nesër në mëngjes. Pritet një përgjigje nga klubi i Darmstad nesër nëse Gjasula do t’i bashkohet kuqezinjve në këto ndeshje apo do t’i mungojë skuadrës.
Programi stërvitor i sotëm ka qenë i kombinuar për shkak se disa prej lojtarëve kanë luajtur ndeshje me klubet gjatë të dielës dhe kishin nevojë për sa më pak ngarkesa. Ndërkaq, pjesa tjetër e futbollistëve përveç ushtrimeve fizike ka zhvilluar një ndeshje kontrolli së bashku me lojtarët e Kombëtares U-19, që është e grumbulluar në Tiranë duke u përgatitur për dy miqësoret ndaj Turqisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër pasdite seancën stërvitore të radhës.
Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 12 tetor, ora 20:45, me takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…