Categories: MAQEDONI

Qeveria: Kemi mbështetur 919 kompani me 100 milionë euro

Ligji për mbështetje financiare ka ndikuar në përmirësimin e klimës së biznesit në vend, duke u ndihmuar kompanitë, por edhe në zhvillimin e rajoneve më pak të zhvilluar, thonë autoritetet. Sipas tyre, kompanitë vendore nëpërmjet Ligjit për mbështetje financiare kanë investuar mbi gjysmë miliardi euro në ekonominë vendore.

“Përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, Qeveria ka mbështetur 919 kompani me 100 milionë euro. Në 6 vite, mbështetja financiare nga shteti për kompanitë vendore është rritur për 11 herë, nga 3,2 milionë euro në 2018 në 35 milionë euro në 2023. Jam i bindur se ditën që do të bëhemi pjesë e BE-së, vendi dhe rajoni ynë do të jetë me rritje më të larta ekonomike.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

“Angazhimi im ka qenë gjithmonë në drejtim të ristrukturimit të ekonomisë sonë të brendshme. Deri në vitin 2017 kishim zero kompani vendase të mbështetura nga Qeveria, ndërsa sot mbështesim 919. Kjo arritje është 100 për qind partneritet dhe ju falënderoj për angazhimin dhe këmbënguljen tuaj.”, – theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ndërkohë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, potencoi se në të kaluarën kompanitë të cilat nuk kanë qenë nga rajoni i Shkupit janë diskriminuar duke mos u dhënë mbështetje ndërsa ky fenomen është eliminuar pikërisht me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.

“Pothuajse me dekada të tëra në RMV, rajone të caktuara nuk kanë pasur mundësi që të mbështeten drejtpërsëdrejti nga shteti. Kryesisht ekonomia e shtetit është fokusuar duke filluar që nga privatizimi në mbështetjen e kompanive të caktuara në sektorë të caktuar. Qytetarët tanë të cilët nuk kanë qenë në kuadër të qytetit të Shkupit, por edhe pjesë e privatizimit, procedurë pothuajse krejtësisht diskriminuese, nuk kanë pasur mundësi që të jenë të barabartë me konkurrentët e tyre në treg. Sot kjo ndryshon pikërisht nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve.”, – u shpreh ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi u bën thirrje edhe Diasporës që të investojë në vendlindje. Ndryshe nga janari deri në shtator të këtij viti vetëm për kthimin e TVSh-së kompanitë janë paguar 510 milionë euro.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago