Categories: BOTA

Franca nuk ndalon ndihmën për palestinezët, pavarësisht sulmit të Hamasit

Franca ka bërë të ditur se nuk do të pezullojë ndihmën që i jep popullit palestinez, edhe pas sulmit të organizatës terroriste Hamas kundër Izraelit, që ka shkaktuar dhjetëra viktima civilë. Kjo është bërë e ditur nga ministria e jashtme franceze në një deklaratë të lëshuar të martën.

Sipas deklaratës, Franca ka dhënë 95 milionë euro (100 milionë dollarë) mbështetje për palestinezët në vitin 2022, duke u fokusuar në “ujin, shëndetin, sigurinë ushqimore dhe arsimin”. Ndihma franceze synon të përmirësojë jetesën e palestinezëve dhe të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Nnga deklarata e ministrisë së jashtme franceze për CNN është theksuar se Franca “nuk është në favor të pezullimit të ndihmës që përfiton drejtpërdrejt popullin palestinez” dhe se mbetet e angazhuar për një paqe të drejtë dhe të qendrueshme në Lindjen e Mesme. Ajo ka shtuar se Franca ia bëri të qartë pozicionin e saj Komisionit Evropian, pasi një zyrtar i këtij institucioni kishte thënë se pagesat e ndihmës së Bashkimit Evropian për palestinezët do të pezulloheshin pas sulmit të Hamasit.

Komisioni Evropian mbrapa u korrigjua dhe tha se pagesat nuk do të ndaleshin, por po niste një “rishikim urgjent të ndihmës së BE-së për Palestinën”. Rishikimi nuk do të ndikojë në ndihmën humanitare që ofrohet nga Operacionet Evropiane të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmave Humanitare. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago