Categories: SHOWBIZ

Fjalët e Luizit që emocionuan fansat, çfarë tha për Kiarën: Më ka ndryshuar jeta

Nga tapeti i kuq, protagonisti i filmit “Në Kuadër të Dashurisë” Luiz Ejlli, ia ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.

Në disa fjalë drejtuar njerëzve që ishin mbledhur për ta pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Luizi u shpreh mirënjohës për mbështetjen, pasi i ndryshuan jetën.

Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj.

Fal mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë”- tha Luizi.

Blendi Salaj: Duke u kthyer pas në kohë në tetorin e 2021-shit, nëse do të kishin thënë që do të vije në Big Brother VIP, do takoje Kiarën, do të martoheshe, do të fitoje, do të bëje gjithë këto këngë edhe një film, dhe sot do të ishte premiera, çfarë do të thoje? Vetëm një vit ka kaluar.

Luiz Ejlli: Nëse do të më thoshe gjithë këto, do të përgjigjesha: Po ik mo Bledi. Zoti është i madh është treguar shumë bujar me mua. Unë ndoshta jam penduar me gjithë shpirt për disa gjëra që i kam bërë dhe i kam pranuar me kokë lartë, me lot në sy dhe sot jam këtu. Është djers, mund, vuajtje, gëzim dhe jam mirënjohës. Uroj të mos ta prishë sepse njerëz jemi, por tani kam Kiarën këtu që më mban në shina.

E pyetur nëse vërtetë është një busull për Luiz Ejllin, Kiara tha se “jemi busulla e njeri-tjetrit”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago