Categories: MAQEDONI

Analizë: Opozita shqiptare mos e ndjek VMRO-në, të “vegjël” të maten me Ali Ahmetin!

Opozita shqiptare nuk mund të konkurrojë me partitë në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancën për Shqiptarët (ASH), nëse nuk ofron një vizion të qartë dhe alternativë programore politike.

Sipas tij, opozita duhet të fokusohet në fusha si euro-integrimet.

“Rejtingjet të cilat e pozicionojnë opozitën shqiptare akoma larg rejtingut dhe popullaritetit të BDI-së dhe të Aleancës për Shqiptarët tregojnë dhe janë një sinjal se opozita duhet të gjejë forma të ndryshme të paraqitjes në opinion duke promovuar pra në një mënyrë dhe në doza të caktuara, programin, platformat dhe veprimet e mëtutjeshme që të binden qytetarët se mund të jenë ata të cilët nesër mund të jenë pjesë e ndonjë qeverie ose koalicioni. Më shumë duhet të promovojnë euro-integrimet duhet të promovojnë pra luftën e pa kompromis ndaj korrupsionit, kriminalitetit të tregojnë me rase konkrete ose me parashikime konkrete se çfarë ndryshimesh do të bëjnë në interes të qytetarëve”, tha Ramadani për Politiko.makdomen.net

Opozita shqiptare, shprehet ai, duhet të jetë më kritike ndaj VMRO-DPMNE-së dhe të mos imitojë BDI-në.

“Gjithashtu duhet të kenë shumë kujdes në raportet me VMRO-DPMNE-në, në fakt duhet të shfrytëzojnë situata të ndryshme që të jenë më të zëshëm kundër opozitës maqedonase e cila shpeshherë edhe po sulmon shqiptarët e sidomos interesat shqiptare, po barrikadohet si partitë evropiane antiamerikane dhe në çështje të këtilla shqiptarët janë shumë të ndjeshëm. Rast tjetër që duhet përmendur po ashtu duhet të mos tentojnë të fitojnë pikë ekskluzivisht kur bëhet fjalë për çështje kombëtare e shqiptare dhe patriotizëm shqiptar, sepse në këtë fushë është vështir të matet me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Kjo është si shkak i prapavijës, si dhe për shkak të fakteve dhe dëshmive në një mënyrë pra janë pjesë jetësore të liderit të partisë”, nënvizoi Ramadani.(Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago